Një gotë verë përpara gjumit ju ndihmon të humbni peshë

Nëse më parë ndiheshit fajtorë pas një gote verë në mbrëmje, pasi të lexoni shkrimin më poshtë do të flini të qetë. Sipas një studimi, ky ritual është i mirë për shëndetin tuaj, madje ju ndihmon të humbni peshë. Dy studime nga universitetet e Uashingtonit dhe Harvardit gjetën se konsumimi i moderuar i alkoolit ndikon në një peshë të shëndetshme për trupin tuaj.

Lifestyle

03/01/2017 01:07

Studimet në Harvard zbuluan se femrat që pinin alkool në sasi të moderuar reduktonin rrezikun për obezitet dhe mbanin një peshë konstante. Studimet në Uashington zbulua se në verën e kuqe gjendej përbërësi Resveratrol, që prodhonte qeliza yndyre të shëndetshme dhe ndihmonte për të humbur peshë duke djegur yndyrat e pashëndetshme. Gjithashtu universiteti i Danimarkës ka bërë një tjetër studim me minjtë femra dhe ka rezultuar se rrushi jo vetëm që ndihmonte në rënien në peshë, por mbante të ulët nivelin e sheqerit në gjak.

Resveratroli është studiuar më vete dhe prej tij ka shumë përfitime shëndetësore. Kështu që vera ju ndihmon të humbni peshë, mbron sistemin kardiovaskular, ul presionin e lartë të gjakut, ul kolesterolin, rrit ndjeshmërinë e qelizave të insulinës, ul rrezikun e diabetit dhe ndihmon në përmirësimin e funksionit mendor.

Duhet të dini që edhe pse vera përmban Resveratrol, nuk duhet ta tejkaloni masën sepse ka shumë kalori dhe mund të dëmtoni mëlçinë. Madje pirja e tepruar mund të rritë presionin e gjakut dhe sheqerin në gjak. Konsumimi i rregullt i verës përpara se të flini mund të jetë i dobishëm për njerëzit që duan të humbin peshë dhe në të njëjtën kohë nuk do t’u mungojnë përfitimet e tjera shëndetësore./living