Një gotë verë çdo ditë përmirëson kujtesën e të moshuarve

Pirja e një gote verë shumicën e ditëve të javës mund të përmirësoj kujtesën e personave mbi 60 vjeç, ka gjetur një hulumtim i ri.

Lifestyle

24/10/2014 20:06

Të moshuarit të cilët konsumojnë në mes një dhe gjashtë pije alkoolike në javë kanë një aftësi ndjeshëm më të mirë për të kujtuar kujtimet e ngjarjeve të tyre se sa ata që nuk pijnë alkool fare ose që pijnë më tepër se kaq, sipas shkencëtarëve.

Konsumimi i moderuar i alkoolit – deri në dy pije në ditë – në mesin e njerëzve mbi 60 vjeç gjeti se ruan zonën e trurit që është përgjegjëse për kujtesën dhe njohjen, transmeton Lajmi.net.

Të rinjtë të cilët pijnë alkool të moderuar apo pije të lehta nuk përfitojnë në të njëjtën mënyrë, gjeti studimi.

Hulumtuesit nga Universiteti i Teksasit kishin studiuar shprehitë e më shumë se 660 njerëzve të cilët kishin bërë një sondazh për konsumimin e tyre të alkoolit, të cilët kishin pasur gjithashtu edhe teste neuropsikologjike dhe më pas u ishin nënshtruar skanimeve MRI të trurit të tyre.

Brian Downer, autori kryesor i raportit, tha se shuma që njerëzit pinin në moshën e mesme nuk kishte asnjë ndikim të funksionet e tyre njohëse, kur ata u bënë më të vjetër, transmeton Lajmi.net.

“Kjo mund të jetë për shkak të faktit se të rriturit të cilët janë në gjendje që të vazhdojnë konsumimin e alkoolit në moshë të vjetër janë më të shëndetshëm, dhe për këtë arsye kanë aftësi më të lartë njohëse dhe vëllime më të mëdha të trurit, se sa njerëzit të cilët e kishin reduktuar konsumimin e tyre për shkak të moshës”, shtoi ai.

Gjetjet nga studimet e kafshëve tregojnë se konsumimi i moderuar i alkoolit mund të ndihmojnë në ruajtjen e vëllimit hipokampal – një zonë në tru që është përgjegjëse për kujtesën – duke nxitur gjenerimin e qelizave të reja nervore, transmeton Lajmi.net.

Ekspozimi i trurit ndaj një sasie të moderuar të alkoolit mund të rrisë lirimin e kimikateve të trurit duke përfshirë funksionet njohëse, thanë shkencëtarët.

Studimi gjeti gjithashtu se shumica e njerëzve pinë më pak alkool në moshë të vjetër se sa në moshë të mesme, dhe që nga mosha e mesme meshkujt janë më të prirur për të pirë alkool se sa gratë.

Sasia e konsumit të alkoolit nuk ka pasur ndikim në aftësinë e përgjithshme mendore.