Një film horror shqiptar! Efekte speciale dhe historia që trondit

Për të gjithë të pasionuarit pas kinemasë dhe filmave horror tani mund të krenoheni për të parin film shqiptar të kësaj gjinie.

ShowBiz

18/07/2018 12:24

Jacopo Tomassini dhe Iva Çakalli, të cilët prej vitesh kanë punuar me efektet speciale, së fundmi edhe në Shqipëri, janë bërë bashkë me regjisorin e famshëm Domiziano Cristopharo për të sjell në ekranin e kinemasë një film, që nëse jeni shumë të ndjeshëm, duhet të mbani frymën para ekranit.

E sigurtë që nuk duhet ta humbisni, pasi metamorfoza e personazhit sjell edhe transformimet e mëdha në film. Bazuar tek historia e Ricardo Lopez, adhuruesit të Bjork, i cili tentoi të vristë këngëtaren pas një lidhje të saj dashurie. Një adhurim që kalon kufinjtë e normales sjell një film fantastik, i pari horror xhiruar në Shqipëri me një staf shqiptaro-italian. Shikoni trailerin e filmit i cili është në prag të prezantimit në festivalet prestigjoze ndërkombëtare.intv

YouTube player