Një Ferrari i kaltër që të lë pa mend (Foto)

Ferrari GTC4 Lusso është ekzemplari i fundit që ka kaluar në duart e Lapo Elkann, drejtori krijues i i Garage Italia.

Auto & Tek

01/02/2018 13:39

Makinën e famshme me ngjyrë të kuqe, Lapo e ka shndërruar në të kaltër, ngjyrën e tij të preferuar.

“E kaltra është ngjyra ime dhe e Italisë sime. Ferrari është një nga emblemat italiane më të njohura në botë dhe me këtë model kemi bërë bashkë modën, dizajnin dhe artin me botën e automobilizmit”, ka thënë Elkann.