Një fëmijë plagos aksidentalisht me pushkë ajrore të afërmin e tij

Gjatë ditës së djeshme në Fshatin Plemetin të Obiliqit është raportuar për një rast të plagosjes me armë.

Lajme

19/03/2018 11:33

Nga Policia e Kosovës bëhet e ditur që i dyshuari mashkull (fëmijë) duke lozur me një pushkë ajrore aksidentalisht ka plagosur viktimën mashkull (i afërm i tij).

Viktima ka pësuar lëndime në fytyrë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Lajmi.net