Një femër në Prishtinë sulmon me thikë cimeren e saj, arrestohet nga Policia

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë është raportuar për një rast të veprës penale të sulmit.

Lajme

19/12/2018 09:16

Policia e Kosovës ka raportuar se ka arrestuar të dyshuarën femër, pasi që e njëjta ka kanosur dhe ka tentuar ta sulmojë me thikë cimeren e saj.

E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, nuk raportohet për të lënduar. /Lajmi.net/