“Një fantazmë ecën në rrugë”, pamjet frikësojnë qytetarët

Prani të çuditshme në rrugët e Pangasinan, të Filipineve.

Fun

17/08/2018 13:04

Banorët e zonës nuk iu besuan dot syve, kur panë pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë.

Në një filmim të datës 20 korrik duket sikur një fantazmë ecën në rrugë në mes të trafikut.

Bëhet fjalë për një hije të errët, e cila shihet qartësisht në rrugë.

Kamerat e sigurisë së një dyqani aty pranë filmuan gjithë skenën, të cilën mund ta shihni në videon që noa.al sjell më poshtë.

“Nuk mund t’iu besoja syve mendoja se këto gjëra ndodhnin vetëm nëpër filma. Duket sikur hija po shikon djaloshin e dorëzimeve”, thotë një dëshmitar.

Ndërkohë banorë të tjerë shprehen se tashmë ndihen të frikësuar të ecin në zonë. /a.y/noa.al