“Një ëndërr tjetër u realizua, ndjenjë e pabesueshme”

Cristiano Ronaldo ka shfrytëzuar edhe rrjetet sociale për të folur pas pranimit të Topit të Artë për vitin 2017.

Sport

07/12/2017 23:51

Sulmuesi i Real Madridit arriti përsëri të mposht në garë rivalin e tij të madh, argjentinasin Lionel Messi, i cili përfundoi në vendin e dytë, ndërsa në vend të tretë u radhit Neymar.

Pas fjalëve të para të thëna pas pranimit të trofeut në Kullën e Eifelit në Paris, Ronaldo ka shkruar edhe në rrjetet sociale.

“Një ëndërr tjetër u realizua. Ndjenjë e pabesueshme. Faleminderit familjes, miqve, shokëve të ekipit, trajnerëve dhe të gjithë atyre që qëndruan pranë meje përgjatë viteve”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale.