Një emigrant përshkon mbi 30 kilometra në motorin e anijes

Omar Iziel, nga Maroku, u gjet nga oficerët e emigracionit duke u përpjekur që të dalë në Spanjë me rroba të zhytjes i kapur në pjesën e prapme të një trageti.

Fun

14/05/2014 22:15

Një maroken rrezikoi jetën e tij duke qëndruar mbi helikën e motorit të një trageti në përpjekje për të filluar një jetë të re në Evropë.

20 vjeçari Omar Iziel kishte të veshur rroba të zhytjes dhe kishte arritur të ngjitej mbi helikën e motorit para se trageti të nisej në udhëtimin e gjatë mbi 30 kilometra nga qyteti i Tangier në Marok për në Spanjë.

Dy orë pasi ishte ngjitur përkundër të ftohtit dhe lëkundjeve të anijes në ujërat e thella, targeti arriti në qytetin e Tarifas afër Cadiz në Spanjë.

Por pasi trageti kishte mbërritur, rojet kufitare dalluan një udhëtar që po udhëtonte pa biletë dhe po prisnin për ta arrestuar atë sapo të notonte për në breg.

Policia konfirmoi se djaloshi maroken nuk kishte vizë hyrëse dhe u arrestua dhe u burgos, për tu dëbuar përsëri për në Marok.