Një element ushqimor ndikon në përhapjen e kancerit

Bëhet fjalë për sheqernat që janë të përhapura në dietën tonë, produktet që i kemi blerë në dyqanet si të gatshme dhe që inkurajojnë shfaqjen dhe përhapjen e kancerit.

Lifestyle

13/01/2016 18:09

Nëse mund t’i besojmë një studimi të kryer nga shkencëtarët nga Universiteti i Teksasit, në SHBA, ushqimet e pasura në sakarozë (sheqer i bardhë kristalor), shkaktojnë shfaqjen e kancerit të gjirit, përkeqësojnë gjendjen ekzistuese të grave të sëmura dhe rrisin përhapjen e tij në mushkëri.

Sheqernat janë gjetur jo vetëm në gjërat në dukje të ëmbël si ëmbëlsira dhe lëngje, por edhe të fshehura, për shembull në ketchup, pije të buta, drithëra etj. Shkencëtarët i dhanë një grupi minjsh gjashtë muaj ushqime të pasura me sakarozë, dhe më pas zbuluan se në 58% e tyre u zhvillua kanceri i gjirit.

Grupit tjetër i janë dhënë fruktoza (sheqer frutash), e cila është e pasur me shurup misri, i cili është vendosur në produktet ushqimore të shumta dhe arriti në përfundimin se, ajo është njëlloj e rrezikshme si sakaroza dhe në minj shkaktoi përhapjen e kancerit të mushkërive. Tek minjtë që ishin të kontrolluar me dietë niseshteje, situata ishte më e mirë, thotë “The Telegraph”.