Një ekip shkencëtarësh turq kanë zhvilluar një lëndë djegëse që mund të përdoret si karburant

"Ka potencial që të bëhet karburant i së ardhmes", tha asistenti në Universitetin Yildirim Beyazit të Inxhinierisë, Mukerrem Sahi, i cili drejton ekipin e shkencëtarëve.

Bota

12/07/2015 20:21

Një ekip shkencëtarësh turq ka zhvilluar një lëndë djegëse të lëngshme që mund të përdoret tek automjetet me benzinë dhe naftë, shkruan Anadolu Agency (AA).

Pritet që i ashtuquajturi “gaz i gjelbër” i cili përmban një element kimik bor dhe hidrogjen, do të përmirësojë efektshmërinë e energjisë, duke kursyer karburant dhe duke reduktuar emetimet e karbonit.

“Përdorimi i kësaj lënde djegëse në automjete do të mundësoj 20 deri 25 përqind kursimin e karburantit”, tha asistenti në Universitetin Yildirim Beyazit të Inxhinierisë, Mukerrem Sahi, i cili drejton ekipin e shkencëtarëve.

Sipas tij, ky lloji i ri i zbuluar i karburantit mund të përdoret gjithashtu si lëndë djegëse në raketa.

“Ka potencial që të bëhet karburant i së ardhmes” tha Shahin, duke shtuar se janë në vijim negociatat me kompanitë e naftës në fushën e prodhimit të sasive të mëdha.