Një ekip i bejsbollit në Korea ka krijuar disa fansa robotë

Një ekip korean i bejsbollit i cili nuk po ka shumë popullaritet ka gjetur një mënyrë të re për të mbushur ulëset në ndeshjet e tyre. Kjo mënyrë është me fansa 'robotë'.

Auto & Tek

30/07/2014 21:02

Shqiponjat e Hanwha-s kohët e fundit zbuluar pajisjet e quajtura “fanbots”, që shikojnë ndeshjet e ekipit dhe bëjnë atmosferë në mënyrë automatike.

Bazuar në statistikat e federatës së bejsbollit në Korea, Shqiponjat kanë humbur më shumë se 400 ndeshje në 5 vitet e fundit, thotë BBC.

Kjo ka bërë që tifozët e ekipit të zhgënjehen dhe të mos vijnë për t’i shikuar ndeshjet më. Në këtë rast, Shqiponjat kanë gjetur një mënyrë të re për të mbushur ulëset e stadiumit, me tifozë robotë.