Një e treta e fëmijëve në botë jetojnë në varfëri

UNDP ka publikuar një raport ku thuhet se edhe pse zhvillimi mesatar njerëzor është përmirësuar dukshëm në të gjitha rajonet nga viti 1990 deri në vitin 2015, një në tre njerëz në mbarë botën vazhdojnë të jetojnë në nivele të ulëta të zhvillimit njerëzor. Por raporti vë në dukje se jo vetëm që privimet janë të larta, por disavantazhet ndikojnë në mënyrë disproporcionale në disa grupe.

Bota

24/03/2017 15:28

Gratë dhe vajzat, banorët ruralë, popullsitë autoktone, minoritetet etnike, personat me aftësi të kufizuar, migrantët dhe refugjatët, si dhe komuniteti LGBTI janë në mesin e atyre që sistematikisht janë të përjashtuar dhe hasin në pengesa që nuk janë thjesht ekonomike, por edhe politike, sociale dhe kulturore.

Gratë priren të jenë më të varfëra, fitojnë më pak, dhe kanë më pak mundësi në shumicën e aspekteve të jetës se sa burrat.

Në 100 vende të botës gratë janë të përjashtuara me ligj nga disa punë për shkak të gjinisë së tyre dhe në 18 vende, grave ende u duhet leja nga burri i tyre për të punuar. Edhe popullatat që jetojnë në zonat rurale përballen me pengesa të shumta. Për shembull, fëmijët nga familjet e varfëra rurale që ndjekin shkollën kanë më pak gjasa të të mës ojnë lexim, shkrim dhe matematikë”, thuhet në komunikatën e UNDP-së.

Raporti thekson rëndësinë e Agjendës së vitit 2030 për zhvillimin e qëndrueshëm dhe përfshin rekomandime për t’i orientuar politika që sigurojnë që të përfshihen edhe grupet e margjinalizuara që kanë mbetur prapa./SYRI.net/