Një e mitur në Prishtinë dyshohet se u keqpërdor seksualisht

Një vajzë e moshës së mitur, e raportuar e zhdukur është gjetur nga babai.

Lajme

04/10/2018 10:37

Në deklarimin e saj të dhënë në prani të punëtorit të QPS-së, ajo ka thënë se ka bashkëjetuar me vetëdëshirë me personin e dyshuar, mashkull.

“Viktima moshë e mitur e raportuar e zhdukur është gjetur nga prindi-babai i saj me ç’rast në deklarimin e saj të dhënë në prani të punëtorit të QPS-së, ka deklaruar se ka bashkëjetuar me vetëdëshirë me personin e dyshuar mashkull K/Shqiptar. Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendimin e prokurorit, i dyshuari lirohet, rasti iniciohet dhe mbetet nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë./Lajmi.net/.