Një e diel e ngarkuar me ndeshje derbi në Evropë – Lajmi.net
Një e diel e ngarkuar me ndeshje derbi në Evropë
Autori: Lajmi.net BundesligaLajme futbolliSerie ASport 8:42, 15 April 2018
Evropa është duke u përgatitur për një të diel plot derbi në sportin më të dashur, futbollin.

Kjo javë ka rezervuar shumë derbi në futboll, ndeshje të cilat mund të nxjerrin edhe kampion të rinj në disa liga.

Në Francë, Holandë, Itali, Portugali, Skoci e Gjermani, sot (e diel) do të ketë përplasje të skuadra të mëdha mes vete.

Nga ora 20:45, në Seria A zhvillohet derbi mes Lazios dhe Romës. Të dy skuadrat kanë nga 60 pikë, dhe do të kërkojnë maksimumin për të vazhduar luftën për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Në Francë, PSG mund të shpallet kampion nëse fiton ndaj rivalëve të Monacos, e njëjta mund t’i ndodhë edhe PSV, nëse mposht Ajaxin.

Në Portugali, kemi përballjen e rivalëve të mëdhenj, Portos dhe Benficas.

Ndeshje interesante do të jetë edhe ajo në Skoci, ku Celtic pret Rangersin, ndërsa në Bundesligë, Schalke takohet me Borussia Dortmundin./Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO