Një ditë pas zhvillimeve në veri, Haradinaj thërret mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, një ditë pas zhvillimeve në veri, ku Policia e Kosovës, arrestoi drejtorin e ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thirrur mblëdhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Lajme

27/03/2018 11:44

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës, thuhet se thirrja e kësaj mbledhje bëhet në kundër të kompetencave që ka kryeministri.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në bazë të kompetencave Kushtetuese dhe ligjore, ka thirrur sot për në ora 13:00, mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë së Kosovës”.

“Këshilli i Sigurisë së Kosovës, do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend”,, thuhet në njoftim./Lajmi.net/