Një ditë pas vdekjes së babait e përzuri nënën dhe i shiti shtëpinë (Video)

Pasojat e ndryshimit të mënyrës së jetesës dhe vetë dinamikës së saj, mw së shumti, po i bartin personat e moshuar.

Lajme

30/08/2014 23:04

Një pjesë e konsiderueshme e këtyre personave, jo rrallë, lihen pas dore dhe pa asnjë përkujdesje familjare.

Fat të këtillë ka edhe Hava Vila, banore e Shtëpisë për Persona të Moshuar në Prishtinë.

Hava, erdhi këtu, kur djali i saj e përzuri atë nga shtëpia diku rreth 9 muaj ma parë, menjëherë pas vdekjes së të shoqit.

Madje, ai nuk ia dha as mundësinë me hapë të pame për vdekjen e tij.

“Më 7 janar më ka vdekë burri. As të pame nuk më ka lanë me ba. Më ka përzanë të nesërmen. Më përzuni. Çka me ba unë, çka me ba unë?”, tha ajo.

Strehimi në Shpinë për Persona të Moshuar, ka qenë zgjidhja e vetme për Havën, pasii djali i saj, ia kishte shitë shtëpinë dhe ia kishte marrë të gjitha gjërat për të cilat, ajo kishte punuar 45 vjet me radhë.

“Kam punue 45 vjet në Danimarkë, ka shkue trupi jem, unë me shtaga eci. Jam operue 4 ose 5 herë. Djalit tim ia kam ba të gjitha kushtet, ndërsa ai ma ka shitë shpinë. Shpia ka qenë në vlerë prej 100.000 euro, ai e ka shitë për 2.2000 euro.” rrëfen Hava.

Hava me familjen e saj është kthyer në Kosovë, vitin e kaluar. Për vite me radhë ajo kishte jetuar në Danimarkë, ku dhe kishte punuar, punë të ndryshme me qëllimin e vetëm që me siguruar jetesë të dinjitetshme për familjen.

“Unë kam punue atje. Unë ditën, burri natën, për shkak se kemi pasë fëmijë. Ku gjendesh ma mirë aty punon”, thekson Hava.

E edhe pse, Hava, qysh prej vendosjes në këtë shtëpi, ka gjetë përkrahjen dhe përkujdesjen, të cilat i kanë munguar në familjen e saj, mërzia, për atë është e pashmangshme.

Ajo thotë se është shumë keq dhe ndihet shumë e mërzitur. (Rrokum)


RRËFIMI I NJI TË BRAKTISUNE by RrokumTelevision