Një ditë pas triumfit në Ligën e Evropës, Rooney ia jep një lajm të keq Unitedit

Ëayne Rooney paralajmëron largimin nga Manchester United.

Sport

25/05/2017 17:26

Në një prononcim për mediat angleze, ai folu rreth të ardhmes së tij.

“Të ardhmes nuk i dihet. Kam shumë oferta në tavolinë, nga Anglia dhe nga jashtë dhe normalisht që duhet të vendosi”, deklaroi Rooney për “The Guardian”, përcjellë “Lajmi.net”.

“Kam për të marrë një vendim brenda disa javësh, por fillimisht do të flas me familjen dhe më pas të vendosi”.

“Kam luajtur për dy klube në Premierligë, Evertonin dhe Manchester Unitedin, andaj këto do të jenë dy klubet e vetme për të cilat do të luajë në Angli”, shtoi ai.

Kjo lë të kuptohet se rikthimi i Rooneyt te Evertoni, është shumë afër. /Lajmi.net/