Një ditë pas masakrës së Parisit, Salah Abdeslam është parë në një kafene në Bruksel

Sipas informatave të fundit që janë shfaqur së fundmi në mediat belge, thuhet se njeriu më i kërkuar në Evropë, vetëm një ditë pas masakrës së Parisit është parë në një kafene në Bruksel, shkruan DailyMail.

Bota

29/11/2015 13:56

Mundësia që të jetë parë në Bruksel vetëm një ditë pas sulmeve në Paris, ka mërzitur tej mase opinion e gjerë, veçanërisht nëse konstatohet se policia franceze tashmë ka humbur një mundësi për ta arrestuar Salah Abdelsam. Vetëm disa orë pas sulmeve në Paris, ai ishte ndaluar në afërsi të kufirit belgo-francez, por pas verifikimit të dokumenteve ishte lëshuar të lëviz tutje, transmeton lajmi.net.

Informatat se ishte kthyer në qytetin kryesor të Belgjikës, i kishte zbuluar Olivie Martins, avokati që përfaqëson Ali Oulkadi, që dyshohet se ishte takuar me Abdeslam në një stacion të metrosë në pjesën veriperëndimore të Brukselit.

“Klienti im kishte pranuar një telefonatë me 14 nëntor, në të cilën i kërkohej të shkojë në një stacion të metrosë që ta marrë një mik”, ka shtuar Martins për mediat belge.

Dhe në fund doli se ky miku i tij ishte Salah. Dhe sapo janë futur në veturë, Salah i kishte rrëfyer se vëllai i tij Brahim, e kishte hedhur veten në ajër brenda sallës së koncerteve Batalkan.

Sipas dëshmisë së Oulkad, ai e kishte dërguar Salah dhe një burrë tjetër në një kafene në Bruksel.

Salah Abdeslam ishte një nga terroristët që ka arritur të ikë nga vendi i ngjarjes pas gjashtë sulmeve terroriste në Paris më 13 nëntor, që la të vdekur 129 persona dhe më shumë se 350 të plagosur. (lajmi.net)