Një ditë para krijimit të Ushtrisë, ambasadori amerikan takon komandantin e FSK-së

Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant, Rrahman Rama, priti në vizitë  Ambasadorin e ri të SHBA-ve në Kosovë, Philip  S. Kosnett.

Lajme

13/12/2018 19:02

Gjeneral Rama falënderoi Ambasadorin për mbështetjen amerikane në të gjitha fazat, dhe e siguroi Ambasadorin se FSK-ja do të vazhdoj të jetë profesionale, gjithëpërfshirëse dhe kredibile.

“Bashkërisht diskutuan lidhur me procesin e ndërtimit gradual të aftësive të reja bazuar në misionin e ri”, thuhet në njoftim.

Thellimi i bashkëpunimit të ndërsjellë do të vazhdoj edhe më tej, në ndërtimin e një Force profesionale, të edukuar dhe trajnuar me standarde më të larta, për të qenë kontribuues i sigurisë në vend dhe rajon.

“FSK-ja është faktor stabiliteti dhe do të vazhdoj të operoj në koordinim me KFOR-in dhe institucionet tjera vendore dhe ndërkombëtare. FSK-ja është institucion me vlera dhe si i  tillë do të zhvillohet më tej bashkërisht me NATO-n dhe SHBA-të”, thuhet në komunikatën e dërguar nga MFSK. /Lajmi.net/