Një çip i ri A9 do të prodhohet posaçërisht për iPhone 7

Çipat e parë A9 tashmë janë lansuar në linjat prodhuese të Samsung në Austin. Këta çipa priten të përdoren edhe në gjeneratën e ardhshme të iPhone.

Auto & Tek

13/12/2014 16:35

E vetmja pyetje mbetet se cilën pajisje çipi A9 do ta fuqizojë të paren dhe kur do të lansohet. Shumë analizues të teknologjisë e konsiderojnë të mundshme lansimin e dy pajisjeve iPhone vitin e ardhshëm, njëri që do të përkojë me lansimin e Apple Watch në fillim të tremujorit të parë dhe një tjetër që do të lansohet gjatë shtatorit tradicional të Apple, transmeton Lajmi.net.

Lansimi i një celulari të fuqizuar me një çip A9 vetëm pak kohë pasi që celularët e fuqizuar me çip A8 – iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus – kanë dalur në shitje, shihet si një lëvizje jo fort e mençur dhe që do të ndikojë keq tek konsumatorët.

Kështu që, Tim Cook duhet të mendojë që mos ta bëjë të njëjtin gabim duke lansuar dy pajisje të iPhone menjëherë.