Një Chelsea më ndryshe

Jose Mourinho ka insistuar se askush nuk duhet ta presë përsëritjen e rrugëtimit të vitit 2004, kur ai siguroi titullin e kampionit në Premierligë në debutimin e tij si menaxher i Chelseas. Strategu portugez e përcolli skuadrën e tij duke pësuar humbjen e parë këtë stinor në Everton në fundjavë, që nënkuptoi nismën më të…

Sport

16/09/2013 17:20

Jose Mourinho ka insistuar se askush nuk duhet ta presë përsëritjen e rrugëtimit të vitit 2004, kur ai siguroi titullin e kampionit në Premierligë në debutimin e tij si menaxher i Chelseas.

Strategu portugez e përcolli skuadrën e tij duke pësuar humbjen e parë këtë stinor në Everton në fundjavë, që nënkuptoi nismën më të keqe në epokën e pronarit Roman Abramovich, edhe pse janë vetëm dy pikë prapa liderit Arsenal.

Mourinho ka paralajmëruar se gjërat janë më ndryshe për të në Chelsea, gati 10 vjet pas rikthimit në klub ku për herë të parë erdhi nga Porto.

“Jo, nuk është viti 2004, sërish”, deklaroi Mourinho për ‘Daily Mirror’.

“Atëherë u mposhtën nga Manchester City në tetor, humbja jonë e vetme. Por, ne nuk jemi të pamposhtshëm. Ky është një ekip tjetër. Ne duhet të jemi efektivë, të rritur dhe jo naivë. Kjo është arsyeja pse duhet të vazhdojmë të punojmë. Ne duhet ta transformojmë futbollin e bukur që shfaqim në gola”, u shpreh Special One.