Një burrë turk padit gruan e tij e cila shau presidentin Erdogan

Një turk ka paraqitur një ankesë ligjore kundër bashkëshortes së tij për fyerje të presidentit të vendit, Recep Tayyip Erdogan, e cila fiku televizionin gjatë kohës kur ai po mbante fjalim.

Bota

23/02/2016 10:58

Ali-u 40-vjeçar, shofer i kamionëve, thotë se e kishte paralajmëruar gruan e tij edhe shumë herë të tjera që do ta padiste sa herë ajo e kishte ofenduar presidentin, dhe siç duket momenti ka ardhur, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, gruaja gjithnjë ka injoruar fjalët e burrit dhe ka filluar ta ofendojë në çdo aspekt presidentin Erdogan sa herë që ai ishte paraqitur në televizion.

“Gjithmonë e kam paralajmëruar atë duke i thënë pse po e bënë këtë? Presidenti është një njeri i mirë dhe ka bërë gjëra të mira për Turqinë”, tha Ali.

Ai për më tepër kishte regjistruar “fyerjet” e gruas së tij dhe i ka mbajtur ato si dëshmi për rastin.

“Edhe po të ishte babai im nuk do ta falja po të shante presidentin, do të ankohesha përsëri”, ka shtuar ai.

Nga ana tjetër, gruaja e tij 38-vjeçare ka kërkuar divorcin pas tre vitesh martesë. /lajmi.net