Një burrë nga Tirana ka gjetur zgjidhjen si të shkrijë ujin në tubacione (Video)

Mendoni se shkencëtarët lindin të tillë dhe e mbartin inteligjencën e tyre gjatë gjithë jetës?

Fun

08/01/2017 15:54

Normalisht mund të jetë kështu, por “shkencëtar” ndonjëherë të bën edhe halli. I tillë është ky burrë në Kashar të Tiranës.

Ai, si një pjesë e madhe e shqiptarëve, ka probleme me ujin e pijshëm, i cili ka ngrirë në tubacion dhe ne bojlerin e shtëpisë, ndaj i duhet ta shkrijë për të vijuar aktivitetin e tij të përditshëm.

I ka shkuar në mendje një “shpikje” që nuk e shikojmë çdo ditë. Ka mbushur me dru një karro dore, ka ndezur një zjarr të mirë dhe e ka vendosur në skelën që mban bojlerin, në mënyrë që uji të nisë të shkrijë.