Një burrë i sëmur mental sulmon gruan me thikë

Një burrë me sëmundje mentale e ka sulmuar gruan e tij me thikë në Gjilan.

Lajme

21/02/2019 09:33

Ankuesja femër ka njoftuar policinë se pas një mosmarrëveshje është sulmuar me një thikë nga bashkëshorti i saj i sëmurë mental, përcjell lajmi.net.

Si  pasojë e lëndimeve viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit.

Thika është gjetur dhe konfiskuar nga policia si dëshmi materiale.

Me vendimin e prokurorit, i dyshuari pas arrestimit dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Lajmi.net/