Një britanike arrestohet në Turqi, ishte nisur për në Siri

Qeveria turke ka njoftuar se ka arrestuar 21 vjeçaren britanike, për të cilën dyshohet se ka tentuar të shkojë në Siri, në territorin ku operon grupi terrorist i Shtetit Islamik.

Bota

17/03/2015 20:08

Vajza e cila është identifikuar si J.N.H është arrestuar dje në stacionin e autobusëve në Ankara.

Jo zyrtarisht, mësohet se në telefonin dhe në shkrimet e saj që ka lënë, ajo e ka pasur ndërmend t’iu bashkohet xhihadistëve në Siri.

Numri i vajzave të cilat dëshirojnë që nëpërmjet Turqisë të arrijnë në territorin  nën kontrollin e Shtetit Islamik është gjithnjë më i madh, ndërkaq javën që shkoi autoritetet turke kanë arrestuar tri adoleshente nga Britania të cilat kishin fluturuar me aeroplan nga Spanja.