Një Botë me Anime

Anime – term i krijuar në mesin e shekullit të kaluar, është fjala më me të cilën nënkuptohen animacionet japoneze. Sipas Jonathan Clements, “Anime nuk është zhanër. Është medium”. Dhe ky është fakti kryesor që e bën të jetë jashtëzakonisht i llojllojshëm. Libri Anime: A History bazohet në doktoraturën e Clements dhe është tentimi i…

ShowBiz

19/01/2014 21:30

Anime – term i krijuar në mesin e shekullit të kaluar, është fjala më me të cilën nënkuptohen animacionet japoneze.

Sipas Jonathan Clements, “Anime nuk është zhanër. Është medium”.

Dhe ky është fakti kryesor që e bën të jetë jashtëzakonisht i llojllojshëm.

Libri Anime: A History bazohet në doktoraturën e Clements dhe është tentimi i parë në gjuhën angleze për ta paraqitur historinë e plotë të anime-s japoneze.

Ai analizon një shekull të filmbërjes – prej përpjekjeve të para në fillim të shekullit 20, me filmat e animuar që bëheshin nëpër shtëpi private, për të kaluar te filmi i parë anime i metrazhit të gjatë Momotaro: Umi no Shinpei (Momotaro: Ushtarët Hyjnorë të Detit), realizuar në 1945 nga Mitsuyo Seo (të cilin Clements e konsideron si “maja më e lartë e animacionit japonez”), për të arritur te depërtimi i anime në televizion, me serialet si Astro Boy (1963), nga Tezuka Osamu, i cili llogaritet si shndërrues i mirëfilltë i anime në stil të veçantë.

Sipas Clements, “as sot nuk ka pajtueshmëri për atë se çka vërtet është anime”, ndonëse versionet digjitale të saj janë shndërruar në industri tejet fitimprurëse në Japoni.

Ky libër është autoritativ dhe i detajuar, prandaj do të jetë i mirëseardhur për të gjithë adhuruesit e anime.

 A.M.

 

Momotaro: Umi no Shinpei (filmi i plotë)

Astro Boy (tri intro nga vitet 1963, 1980, 2003).