Një botë e vërtetë nëntokësore, shpella më e madhe në botë (Foto)

Në vitin 1991 një fermer i thjeshtë nga Vietnami, po shëtiste parkun kombëtar Phong Nha-Ke Bang, kur për një moment dëgjoi zhurmë nga një shpellë e madhe.

Fun

28/06/2016 13:06

Kureshtar të dinte se nga po vinin zhurma të frikshme, rrjedhja e ujit, e shumë zhurma tjera interesante, ai përsëri nuk morri guximin të hyjë brenda për të parë se çfarë kishte, transmeton lajmi.net.

Banorët lokalë, e njihnin këtë shpellë me emrin Son Doong, megjithatë as edhe një prej tyre nuk kishte hyrë asnjëherë brenda vetëm nga frika.

Fjalët nga këta banorë vetëm se po rriteshin, e lajmi po përhapej që vite më parë një fermer kishte tentuar të hynte por nuk kishte hyrë.

Kështu në vitin 2009 një grup i shkenctarëve britanikë të udhëhequr nga Hoëard Limbert, vendosën që përfundimisht të hynin në këtë shpellë, dhe ajo çka gjetën i mahniti të gjithë.

Një botë krejtësisht në vete, 5 kilometra e gjatë dhe 150 metra e gjerë.

Pas hulumtimeve të shumta, ata konfirmuan që shpella e ashtuquajtur Son Doong, në fakt është shpella më e madhe në planet.

Kjo shpellë ka florën dhe faunën e veçantë, ka liqene dhe madje edhe retë.

Për të hyrë në këtë shpellë, duhet të zbresin 80 metra në nën tokë, madje vetëm duke përdorur një litar.

Aty brenda ka edhe një lumë me rrymë relativisht të shpejtë, ka liqen e madje nuk mungojnë as plazhet.

Shpella gjithashtu përmban një pasuri të fosileve të lashta dhe ka stalagmite me madhësi rekord deri në 70 metra të larta.

Pemët janë të trasha 3 metra, dhe ka lloje nga më të ndryshmet.

Aty jetojnë zogj të llojit ‘hornbill’, majmunë lakuriq të bardhë dhe disa lloje tjera të kafshëve.

Shpella gjithashtu ka kushtet e veta unike klimatike, ndërsa retë formohen për shkak të ndryshimit të mprehtë nga temperaturat e botës së jashtme. /lajmi.net