Një banane për mëngjes? Zbuloni arsyen përse nuk duhet ta konsumoni – Lajmi.net
Një banane për mëngjes? Zbuloni arsyen përse nuk duhet ta konsumoni
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 21:46, 11 September 2017
Të shumtë janë ata që nuk hanë mengjes. Por ka nga ata që, për të mos e pirë kafenë pa ngrënë asgjë, konsumojnë diçka të vogël.

Përshembull një banane. Por, shkenca vërteton krejt të kundërtën, duke mos e klasifikuar bananen si frutin ideal për vaktin e parë të ditës.

Dr. Daryl Gioffre, ka thënë për Birdy: “Duket vërtetë opsioni më i mirë për një mëngjes të shpejtë, por askush nuk e merr parasysh se ky frut ka në përmbajtje 25% sheqer, si dhe një dozë të konsiderueshme aciditeti”.

Kështu, nëse do të konsumoni banane për mëngjes, do të ndiheni të ngopur në atë moment, por shumë shpejtë do të shihni se do ndiheni të uritur. Një zgjedhje e tillë mund të jetë ideale për vaktet e ndërmjetme, por jo për orët e para të ditës.

Në rast se dëshironi medoemos të bëni pjesë të mëngjesit tuaj këtë frut, do ju duhet të balanconi produktet ushqimore, pasi aciditeti i lartë tek banania nuk përshtatet me stomakun bosh dhe organizmin e sapo-zgjuar.

Nga ana tjetër, produktet e shumta ushqimore që herët në mëngjes do të sjellin luhatje në peshë, një rezultat ky nga i cili të gjithë ndihen të pakënaqur, shkruan albeu.com. Kështu që, paketojeni frutin dhe merreni me vete për vaktet e ndërmjetme, ndërsa mëngjesin organizojeni shumë herë më shëndetshëm.

Fjalët kyçe: banane

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play World Soccer Champion
  • Play Bubble Trouble
  • Play Urban Basketball
  • Play Bike Rivals