Një baba si Mozzik, e zuri gjumi në spital me foshnjën në duar

Reperi Mozzik e ka kaluar gjithë natën në spital, pranë të dashurës dhe vajzës.

ShowBiz

19/12/2018 09:41

Reperi Mozzik dhe Loredana Zefi dje ( 18 djetor) janë bërë prindër për të parën herë, shkruan lajmi.net.

Loredana solli në jetë një vajzë të cilën çifti e kanë pagëzuar me emrin Hana.

Të dy nëpërmjet postimeve në rrjete sociale kanë folur për ndjenjën e të bërit prind dhe e kanë quajtur të papërshkrueshme.

Mozzik duket se nuk po mund të ndahet nga vajza pasi mbrëmë e ka kaluar natën në spital pranë të dashurës dhe vajzës së tij të sapolindur madje e ka zënë gjumi me të në duar.

Ishte Loredana ajo e cila e ka publikuar një foto në Instastory në të cilën shihen babë e bijë./Lajmi.net/