Një baba si Daniel Craig, shëtit me vajzën në Nju Jork

Daniel Craig, 50 vjeç, luan rolin e një babai të kujdesshëm duke shëtitur vajzën njëmuajshe në shëtitje në Nju Jork.

ShowBiz

15/10/2018 12:42

Daniel Craig dhe Rachel Weisz mirëpritën fëmijën e tyre të parë në muajin shtator, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Aktori dukej si çdo prind tjetër teksa mori vajzën për ta shëtitur pa bashkëshorten, të dielën në Nju Jork.

Ylli i James Bond, 50 vjeç, ishte veshur në sportive, teksa mbante vajzën në atë mënyrë që t’ia fshihte fytyrën nga paparacët në rrugë.

Daniel dhe Rachel u kurorëzuan në vitin 2011, ndërsa ishin shumë të lumtur për ardhjen në jetë të vajzës së parë. /Lajmi.net/