Një aplikacion i ri navigimi për iOS

Me të gjitha aplikacionet për navigacion që janë të gatshme pa pagesë, krijuesit e aplikacioneve me pagesë duhet të krijojnë aplkiacione shumë atraktive për të tërhequr klientët.

Auto & Tek

18/06/2014 15:24

Sot, Garmin lansoi aplikacionin e ri për navigacion të quajtur Viago për $0.99. Garmin Viago ofron navigavion shumë të avancuar i cili nuk është në dispozicion pa pagesë, që i udhëzon shoferët e veturave të përballen me shumë situata në rrugë.

Aplikacioni vjen me disa harta për shumë regjione rreth botës dhe karakteristika të navigacionit të tilla si shpejtësia aktuale dhe shpejtësia e kufizuar, informacion mbi motin, shfaqja e trafikut në hartë dhe pamje reale me fotografi të rrugëve.

Përdoruesit me këtë aplikacion përjetojnë një eksperiencë më të mirë se sa aplikacionet e tjera të hartave, ku mund ta përmirësojnë me disa përditësime ku më pas aplikacioni nuk do të kërkojë lidhje të të dhënave për të naviguar.

Aplikacioni ofron mundësi të pamjes reale të trafikut në rrugë, navigimit urban dhe të transportit publik, pamje të terrenit në 3D dhe më shumë.

Viago është gjithashtu aplikacioni i parë për celularë të mençur që ofron karakteristika të drejtimeve reale, ku përmes zërit shoferi udhëzohet në cilat drejtime duhet të kthehet, të respektojë shenjat e komunikacionit dhe dritat e trafikut.

Garmin Viago është i gatshëm për $0.99, ku do të dalë në shitje më 13 korrik.