Një anëtar i partisë republikane sfidon Trumpin për mandatin e dytë presidencial

Ish-guvernatori i Masaçusetsit, Bill Weld, ka njoftuar se do të marrë pjesë në garën për t’u nominuar për kandidat për president të Shteteve të Bashkuara brenda Partisë Republikane, duke e sfiduar në mënyrë të drejtpërdrejtë presidentin aktual, Donald Trump.

Bota

15/02/2019 19:18

Weld ka thënë se në muajt e ardhshëm do ta marrë vendimin përfundimtar për të marrë pjesë në garë, varësisht nga mundësia për të siguruar mjete të mjaftueshme financiare për fushatë. Ai ka njoftuar se do ta ketë një agjendë tradicionale të republikanëve dhe do ta paraqesë një kontrast në krahasim me presidentin Trump.

“Është koha që të gjithë njerëzit e mirë me vullnet të mirë ta marrin një qëndrim dhe ta ngrisin një flamur. Në secilin shtet, vjen një kohë kur burrat dhe gratë patriote duhet ta ngrisin zërin. Në shtetin tonë, kjo kohë ka ardhur tash”, tha Weld gjatë një fjalimi.

Analistët vlerësojnë se rruga e këtij politikani drejt nominimit për kandidat për president nga radhët e Partisë Republikane është e vështirë sepse presidenti aktual, Donald Trump, vazhdon të mbetet i popullarizuar në mesin e votuesve republikanë.

Sidoqoftë, Weld ka thënë se kandidimi i tij do ta ketë një efekt pozitiv edhe nëse nuk arrin sukses. Sipas tij, pjesëmarrja e një kundërkandidati në garën brenda partisë do ta zgjojë Trumpin dhe do ta përgatisë atë për garën përfundimtare me Partinë Demokratike, shkruan “The Washington Post”, transmeton Gazeta Expess