Një amerikan në kombëtaren shqiptare të basketbollit

Kombëtarja shqiptare e basketbollit do të ketë në radhët e saj një lojtar amerikan, i cili së fundmi ka marrë pasaportën shqiptare. Bëhet fjalë për Rashaun Eneal Broadus.

Sport

24/08/2016 18:50

Ka qenë vetë presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, ai që i ka dorëzuar pasaportën shqiptare amerikanit Brodaus, i cili nga dita e sotme është jo vetëm me nënshtetësi shqiptare, por edhe anëtar i ekipit kombëtar, raporton TCH.

Prej kohësh ishte përfolur që një basketbollist amerikan do t’i atashohej kombëtares kuqezi, por tashmë kjo është bërë realitet, duke qenë amerikani i parë që natyralizohet shqiptar.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.