Një aftësi interesante, shikoni si e bënë bartjen e mallit ky njeri (Video)

Në Vietnam ka më shumë se 37 milionë motoçikleta që punën më të madhe e bëjnë për bartje të gjërave.

Fun

01/06/2016 19:57

Megjithatë, këtë herë kjo bartje u bë më interesante nga një mashkull i ri, transmeton lajmi.net.

Nuk i intereson rreziku, ai me gjysmë trupi në motoçikletë vozit pa asnjë problem nëpërmjet kaosit që ka përballë tij.

Gjysmë i shtrirë, ai shihet duke prekur në tokë me majat e gishtrinjëve të tij, ndërsa në anën tjetër ai vozit me një mjeshtri dhe balancim të ngarkesës që ka.

Për fat të mirë, gjatë videos nuk ka pasur asnjë rrezik apo aksident, sepse besohet që çdo ditë ka aksidente me fatalitet në këto rrugë të Vietnamit. /lajmi.net