Një 17 vjeçari në Vushtrri i konfiskohet një pistoletë

Sot me datën  30 Qershor 2017, rreth orës 09:15 në Vushtrri, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se i dyshuari E.M, 17 vjeçar posedon një armë zjarri.

Lajme

30/06/2017 15:50

Njësit përkatëse kanë lokalizuar të dyshuarin në fjalë, i cili ka pranuar se ka armë, dhe të cilën e ka dorëzuar, ku nga policia si provë materiale është konfiskuar arma VZOR 50,3321, prodhim Çekosllovak, cal 7.65.

I dyshuari E.M., 17 vjeçar është intervistuar në prani të Avokatit mbrojtës dhe punëtorit të Qendrës për punë sociale, ku me urdhër të Prokurorit të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për vepër penale ‘mbajtje në shfrytëzim, posedim i paautorizuar i armës’. /Lajmi.net/