Nitaj: Seanca për demarkacionin s’do të jetë e lehtë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka thënë se më së miri do të ishte sikur marrëveshja për shënjimin e kufirit me Malin e Zi mos të nënshkruhej në vitin 2015.

Lajme

21/02/2018 19:21

Përmes një postim në Facebook ai ka thënë se nesër nuk do të jetë një betejë e lehtë në Kuvend, por e realizueshme.

Postimi i plotë:

DEMARKACIONI

E mira e se mires do te ishte qe Kosova të mos e kishte nenshkruar asnjehere marrveshjen e demarkacinit te vitit 2015, por ja qe e ka nenshkruar.

E mira e se mires do te ishte qe demarkacioni e liberalizimi te mos kushtezoheshin njera nga tjetra, por ja qe jane lidhur.

Nga projektligji qe do te nxirret neser ne Kuvend, pashe qe nje Qeveri e pergjegjshme ka baze te mjaftueshme ligjore qe ta korrektoje kufirin.

Sigurisht se kjo nuk do te jete aspak e lehte, por eshte krejtesisht e realizueshme.

Prandaj une do ta votoj kete ligj, sepse besoj se kjo eshte “e mira” e vetme e mbetur!

MN