Nitaj: Kush janë ata që duan ta eliminojnë nga skena politike Ramush Haradinajn!

Anëtari i Kryesisë së AAK-së Muharrem Nitaj, ka pyetur se kush po dëshiron të eliminojë Ramush Haradinajn nga skena politike.

Lajme

07/02/2017 18:55

“Kush janë ata që duan ta eliminojnë nga skena politike Ramush Haradinajn! Që është Serbia, kjo s’ka asnjë dyshim, por kush janë aleatët e saj se! A janë vetëm jasht Kosovës apo ka të tillë edhe në Kosovë e në Shqipëri?”, ka shkruar Nitaj në Facebook.

Sipas tij, Haradinaj është politikani me popullor në Kosovë, prandaj nuk po lejohet të punojë për popullin e tij, transmeton lajmi.net

“Ramush Haradinaj sot është politikani më popullor në Kosovë dhe jo vetëm, prandaj si është e mundur që ai të mos lejohet të jetë e të punojë për popullin e tij, por të mbahet me akuza të Serbisë, të cilave nuk u beson as ajo vet!”, thotë Nitja.

Tutje Nitaj përmend vizita që u bënë në zyrat e AAK-së nga kryeministri dhe kryetari i Parlamentit te Shqipërisë, por thotë se nuk u vizituan nga ata të vendit.

“Partinë e zotit Haradinaj këto ditë e vizituan edhe Kryeministri Shqiptar edhe Kryetari i Parlamentit, por një gjë e tillë nuk u shkoi ndërmend as Kryeministrit e as Presidentit të Kosovës, edhe pse zyrat e tyre nuk janë më larg se ne fund të së njejtës rrugë! Në mos për asgjë tjetër, të paktën për t’i informur bashkëpunëtorët e tij, se çfarë kanë bërë krerët e shtetit që kjo farsë të marrë fund. Apo s’kanë pasë çfarë të thonë”, shkruan në fund Nitaj. /Lajmi.net/