Nitaj: Krijimi i ushtrisë në koordinim me SHBA

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka thënë se krijimi i ushtrisë do të jetë në koordinim me SHBA. Ai në një status në Facebook ka bërë me dije se FSK do të jetë forcë ushtarake shumetnike që detyrë parësore ka, mbrojtjen e qytetarëve pa dallim etnie apo çfarëdo përkatësie tjetër dhe askush nuk e ka arsyen më të vogël t’i frikësohet krijimit të saj.

Lajme

13/09/2018 21:20

Ky është statusi i plotë në Facebook:

Shumë korrekt qëndrimi i Ambasadës së SHBA në Prishtinë, për Ligjin për FSK-në. Fjalia se “Ne kemi këshilluar një qasje të matur që e mban Kosovën në përputhje me aleatët tanë në NATO për këtë hap të rëndësishëm”, shpjegon qëndrimin e SHBA, që është edhe kursi që ka ndjekur Qeveria e vendit, për këtë vendim të saj, i cili është analizuar me kujdesin më të madh.

FSK do të jetë forcë ushtarake shumetnike që detyrë parësore ka, mbrojtjen e qytetarëve pa dallim etnie apo çfarëdo përkatësie tjetër dhe askush nuk e ka arsyen më të vogël t’i frikësohet krijimit të saj.

Është për keqardhje mosdija për t’i lexuar apo interesi për t’i keqinterpretuar deklaratat për FSK-në.

Po gëzojuni këti suksesi o njerëz dhe shiheni si suksesin tuaj, sepse i tillë është! /Lajmi.net/