Nitaj i kundërpërgjigjet Mustafës: Edhe humbja ka dinjitet

Bashkëpartiaku i Ramush Haradinajt, Muharrem Nitaj i është kundërpërgjigjur kryeministrit në detyrë Isa Mustafa, pasi ky i fundit përmes një postimi në "Facebook" tha se PDK-së, AAK-së e Nismës iu rrezikohej kapja e shtetit nga njerëzit që i kanë të instaluar në institucione.

Lajme

12/08/2017 19:30

 Nitaj,  ia ka kujtuar Mustafës rrëzimin nga Qeveria dhe rezultatin në zgjedhje, thotë se edhe humbja e ka njëfarë dinjiteti.

Zëdhënësi i AAK-së ka kërkuar nga kreu i LDK-së që ta thotë  vetëm një emër të një zyrtari të të AAK-së që është “instaluar” në institucione apo që është në pushtet.

Ky është shkrimi i plotë Nitajt në Facebook:

Kryeministër, edhe humbja e ka një farë dinjiteti

Kryeministri akoma në detyrë, Isa Mustafa, paska shkruar se “PDK-së, AAK-së e Nismës iu rrezikohej kapja e shtetit nga njerëzit që i kanë të instaluar në institucione”.

Isa Mustafa, bëhuni njëherë i sinqertë dhe thuajeni vetëm një emër të një zyrtari të vetëm të AAK-së që është “instaluar” në institucione apo që është në pushtet.

Ju e dini që AAK ka qenë në opozitë qe tri mandate dhe nuk ka qenë AAK-ja ajo që i ka pushtuar bordet e agjensitë, universitetet shërbimet diplomatike, e deri te ministritë, siç po bëhët edhe në këto grahmat e fundit të qeverisë suaj!

Ne e kuptojmë që jeni me vaj në buzë, por edhe humbja e ka njëfarë dinjiteti.