Nitaj i AAK-së kërkon dorëheqjen e Bajramit pas rezultateve në PISA

Anëtari i kryesisë së AAK-së dhe zëdhënësi i saj, Muharrem Nitaj ka kërkuar largimin e Arsim Bajramit nga posti i ministrit të Arsimit.

Lajme

06/12/2016 17:00

Nitaj në një postim në facebook duke komentuar rezultatin në testin PISA, ka thënë Bajrami nuk do të duhej të qëndronte as një minutë në krye të MASHT-it.

“Nëse Vlerësimi Ndërkombëtar (PISA) e paska nxjerr Kosovën ndër të fundit në ranglistën e arritshmërisë, njeriu i parë që nuk do të duhej të rrinte asnjë minutë në detyrën e tij ēshtë Ministri i Arsimit”, ka shkruar Nitaj.

Ai ka thënë se nëse për njē viktimë të sistemit të drejtësisë i kërkojmë dorëheqje Ministres së Drejtësisë, pse këtë për dhjetëra mijëra viktima s’mund t’ia kërkojmë Ministrit të Arsimit.

Vlerësimi i PISA-së, i publikuar radhit Kosovës ndër vendet më të ulëta në botë për nivelin e arsimit. /lajmi.net