Nitaj: Data e shpalljes së vendimit për Haradinjan ishte paracaktuar

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Muharrem Nitaj vlerëson se njoftimi se vendimi për Haradinajn do të merret me 2 mars i cili është dhënë nga kryetarja e Trupit Gjykues në Colmar sapo ka përfunduar seanca, sipas tij nënkupton se data e shpalljes së vendimit kishte qenë e paracaktuar.

Lajme

09/02/2017 18:34

“Në seancën e sotme është argumentuar se Serbia nuk ka ofruar asnjë gjë të re kundër Haradinajt dhe gjithë materja është riciklim e pretendimeve te vjetra të Serbisë, për çfarë ai është shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës”, shkruan Nitaj.

Siç shprehet Nitaj, vet shtyrja e shpalljes se vendimit është padrejtësi ndaj Ramush Haradinajt, sepse drejtësia e vonuar është padrejtësi, por s’ka asnjë dyshim se vendimi do të jetë pozitiv./Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Ja pse u shty për 2 mars vendimi për Haradinajn, tregon Gjykata franceze e Apelit