Nissan sjell taksitë që ecin vetë

Nissan ka në plan që të vendosë në qarkullim në Japoni taksi pa shofer, duke nisur nga viti 2020.

Auto & Tek

06/12/2017 15:38

Në këtë aventurë, Nissan ka bashkëpunuar me kompaninë teknologjike DeNa, që do të bëjë të mundur që prenotimi dhe pagesa e taksisë të bëhet vetëm me një aplikacion në telefon, percjell Top Channel.

Gjithashtu, klienti do të zgjedhë vetë rrugën që do të përshkojë taksia deri në destinacion.