Nissan përfundimisht do të lansojë një Titan të ri

Nissan Titan ka qenë këtu për një kohë të gjatë, aktualisht 11 vite.  Dhe industria e veturave ka bërë të ditur se do të prodhojë dy modele të reja, e njëri është i gatshëm për debutim në Detroit.

Auto & Tek

10/07/2014 20:48

Kohës së Titanit të tanishëm siç duket i ka ardhur fundi. Nissan nuk mund ta mbajë atë edhe gjatë, sidomos kur tashmë janë shfaqur modele të reja si Ford F-15 dhe Chevrolet Silverado.

Fatmirësisht një përgjigje për këto vetura është rrugës, që të garojë me to. Autoguide raporton se Nissan do të prodhojë një Titan krejtësisht të ri që do të debutojë në shfaqjen e veturave në Detroit janarin e ardhshëm.

I vendosur të jetë një model për vitin 2016, gjenerata e ardhshme e Titanit nuk do të jetë vetëm e ri-dizajnuar komplet, por do të vijë i fuqizuar me një motor dizel 5.0 V8.

Fuqia e tij do të arrijë deri në 300 kuaj-fuqi dhe 500 çifte rrotulluese. Një motor me gjashtë cilindra është gjithashtu i përfolur të jetë nën kapakun e kësaj veture, por detaje më të hollësishme nuk janë shfaqur ende.

Ky Titan i ardhshëm pritet që të shkëlqejë.