Nissan investon 900 milionë dollarë në fabrikën e re në Kinë

Kompania japoneze e automobilave Nissan do të investojë 900 milionë dollarë në fabrikën e re në Kinë, e cila do të rrisë kapacitetin prodhues me 30 për qind.

Auto & Tek

21/08/2018 23:59

Nissan, i cili punon në Kinë përmes një kompanie të përzier me Dongfeng Motor Group të Kinës, është në fazën përfundimtare të bisedimeve me partnerin kinez për të ndërtuar një fabrikë të re në qytetin e Wuhan, në provincën e Hubei, njofton sot e përditshmja japoneze e biznesit Nikei.