Nissan i tërheq më se 54 mijë vetura

Kompania Nissan po i tërheq më se 54 mijë vetura për shkak të problemeve me jastëkët ajrorë, që mund të aktivizohen papritmas nëse dyert mbyllen me më tepër forcë.

Auto & Tek

11/03/2017 19:06

Kompania Nissan North Amerika thotë se kjo tërheqje ka të bëjë me automobilat 2012 Nissan Versa, raporton AP nga Nju Jorku.

Ky problem i hapjes së papritur të jastëkut ajror mund ta shtoj rrezikun e lëndimit.