Nissan Altima facelift

Altima ka ndërruar pamjen, modeli i ri përmban një tabelë të re para me një grilë V-Motion që është rrethuar nga dritat e reja LED. Ndërsa nga mbrapa ndryshimet janë më pak të dukshme por përfshijnë dritat të cilat kanë një stil të ri.

Auto & Tek

23/09/2015 10:39


Brendia e Nissan në masë të madhe ka bërë ndryshime, timoni është përmirësuar, dyert përfshijnë tapiceri të përditësuar dhe është vendosur një mbajtës filxhani.

Po ashtu makina ka një sistem të vetin për navigim dhe një ekran të vendosur prej 7 inçësh.

Makina do të ketë dy motor në dispozicion, njëri motor është 2.5 litërsh i cili prodhon deri 182 kuaj fuqi, tjetri është një V6 3.5 litërsh dhe prodhon 270 kuaj fuqi.

Të dy motorët kanë një Xtronic transmetues të shpejtësive i cili vazhdimisht dërgon fuqi për rrotat e para.