Nissan 370Z coupe

Nissan 370Z dukej shumë më i përmbajtur sesa versioni Nismo, i cili u prezantua disa muaj më parë.

Auto & Tek

03/09/2015 10:25


Modeli i ri vjen me ngjyra te reja për makinën re, për dallim nga Nismo modeli i ri ka shpejtësinë dhe tingujt e njëjtë sikur të ishte prodhuar një vit më parë.

Vendet janë të rehatshme për ngasje, edhe pse ka më pak hapësirë se NISMO dukshmëria nga prapa nuk është e keqe.

Në përgjithësi, kjo është shumë më e rehatshme sesa Nismo. Pra, nëse kjo është makina juaj e vetme, ju nuk do të jeni të pakënaqur.

Nissan 370Z vjen standard me një motor 3.7 litra V6 DOHC, që prodhon 332 kuaj fuqi, por ju keni mundësi për të zgjedhur një marsh prej gjashtë shpejtësi manual, ose një tjetër me shtatë shpejtësi automatike.

Brendia e cila duket solide, është shumë plastike dhe njëngjyrësh. Ka virtyt në thjeshtësi, por ajo mund të rifreskohet sidomos kur konkurrenca është e madhe.

Makina pritet të del në treg me një çmim fillestar prej 31.000 dollarëve.