Nismëtarët për shfuqizimin e Gjykatës Speciale s’janë zmbrapsur, të mërkurën epilogu /DOKUMENT – Lajmi.net
Nismëtarët për shfuqizimin e Gjykatës Speciale s’janë zmbrapsur, të mërkurën epilogu /DOKUMENT
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 20:44, 12 January 2018
Kuvendi i Kosovës / arkiv
Iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale nuk është shuar. Si e tillë do të paraqitet në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit që mbahet të mërkurën.

Megjithë paralajmërimet dhe vërejtjet si nga SHBA-ta ashtu edhe nga përfaqësues të BE-së në Kosovë dhe nga vet BE-ja në Bruksel, kërkesa e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së e mbështetur nga 42 deputetë të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale është futur si propozim në mbledhjen e së mërkurës, 17 janar.

Lajmi.net ka siguruar rendit e ditës së kësaj mbledhje dhe kërkesa që shfuqizimin e Gjykatës Speciale është vendosur si pikë e pestë e diskutimit.

“Kërkesa e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së për Seancë të jashtëzakonshme”, thuhet në pikën e pestë të rendit të ditës së Kryesisë së Kuvendit.

Megjithatë, burime të lajmi.net thonë se ky rend i ditës edhe mund të ndryshojë dhe pika për Specialen të hiqet krejtësisht.

Nëse ka kuorum dhe kjo pikë e rendit të ditës kalon, atëherë votimi për shfuqizim të Gjykatës Speciale mund të ndodh po atë ditë ose të enjten e 18 janarit.

Të kujtojmë se më 22 dhjetor, pas përfundimit të seancës për buxhetin, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pati ftuar në një takim urgjent shefat e grupeve parlamentare. Nisma për shfuqizuar Gjykatën Speciale natën e 22 dhjetorit kishte dështuar pasi që në dy mbledhjet e Kryesisë nuk pati kuorum, meqë munguan përfaqësuesit e LDK-së dhe të VV-së. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO