Nismës i bashkohet asambleist i PD-së në Kaçanik

Nisma për Kosovën ka prezantuar aderimin e ri në këtë parti.

Lajme

21/04/2017 14:55

Ai është Avni Tafili, asamblist i Partisë së Drejtësisë në Kaçanik.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se ky aderim do të ndihmojë fitoren e partisë së tij në Kaçanik në zgjedhjeje lokale.

Ndërsa anëtari më i ri i kësaj partie ka ftuar të gjithë ata që duan të ndihmojnë Kosovën, ti bashkohen Nismës për Kosovën. /Lajmi.net/